Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, pritet fjalimi që e paralajmëroi më herët
Kryeministri Edi Rama mbledh sot, 24 korrik, qeverinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja nis në orën 09:30. Pritet që Rama të mbajë një fjalim me fokus zhvillimet e fundit politike dhe protestën e opozitës. Një ditë më parë, kreu i qeverisë publikoi një video në rrjetet sociale. Ai u shfaq duke përgatitur fjalimin që do mbajë këtë të premte. Në sfond dëgjoheshin protestuesit me thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen”. Kryeministri reagoi me ironi, duke thënë se ky kor e “ekzalton”. Në një pjesë të fjalimit të publikuar paraprakisht, shkruhet se qytetarët që mbushën bulevardin dhe rrjetet sociale nuk protestuan kundër Shqipërisë që, sipas tij, është ndërtuar gjatë tre mandateve të Partisë Socialiste.
Burimi:
javanews.al