Rama mbledh grupin e PS e qeverinë, në takim pritet të diskutohet angazhimi i përbashkët gjatë verës
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Ky takim i zgjeruar do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ndërsa çështjet që pritet të diskutohen ende nuk janë bërë me dije për ligjvënësit socialistë. Mbledhja e grupit dhe qeverisë vjen vetëm një ditë pas përfundimit të këtij sesioni parlamentar, në 23 korrik. Ndërkohë, pritet që kryeministri Rama tu japë porosi deputetëve dhe ministrave për angazhimin e tyre, deri në rinisjen e punimeve të parlamentit, në vjeshtë.
Burimi:
vizionplus.tv