Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje, pritshmëritë ndaj nesh janë rritur

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje, pritshmëritë ndaj nesh janë rritur

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe drejtuesit politikë të PS-së, tha se ka ardhur momenti që makineria elektorale të ndryshojë qasje. Rama tha se që nga viti 2011 makineria elektorale e PS-së ka filluar të funksionojë në mënyrë perfekte, por ka ardhur momenti që të bëjë më shumë, duke qenë përballë qytetarëve. “Makineria jonë nisi të rindërtohet pas zgjedhjeve vendore të Tiranës në vitin 2011, kur pamë se si një fitore të sigurt e katandisëm në një fitore të ngushtë, sa mjaftoi një robot në krye të KQZ-së për të na nxjerrë jashtë nga Bashkia e Tiranës. Aty e kuptuam se, edhe pse kishim mbështetjen e qytetarëve, nuk kishim makinerinë elektorale që e kthen shumicën e qytetarëve në votë....