Rama: Ligj i ri për nënproduktet shtazore, kusht për tregun e BE-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po punon për hartimin dhe miratimin e një ligji të ri për nënproduktet shtazore që nuk janë për konsum, si pjesë e përgatitjeve për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian në sigurinë ushqimore. Gjatë një takimi me operatorët e biznesit ushqimor, Rama theksoi se, megjithëse është bërë progres në sektorë të caktuar si thertoret, Shqipëria mbetet ende larg nivelit të kërkuar për të marrë certifikimin që lejon aksesin në tregun europian. Sipas tij, një nga problemet më serioze në thertore është mungesa e ndarjes dhe trajtimit të mbetjeve shtazore që nuk janë për konsum. “Garantimi i ndarjes sipas standardeve të BE-së dhe trajtimi i tyre është thelbësor për të shmangur rreziqet e kontaminimit dhe ndikimet negative në mjedis. Aktualisht,...
Burimi:
javanews.al