Rama kundër kritikëve: Shqipëria nuk është armike e natyrës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një raporti ndërkombëtar për performancën mjedisore të Shqipërisë, duke thënë se vendi ka bërë progres në mbrojtjen e natyrës, por ka ende shumë sfida përpara. Rama u shpreh se për javë të tëra krijohej përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në “armikun e natyrës së vet”, ndërsa sipas tij faktet tregojnë një tjetër realitet. Rama: Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e...
Burimi:
ntv.al