Rama kritikon mediat nga Elbasani: Fokusohen te problemet jo te arritjet e qeverisë

Rama kritikon mediat nga Elbasani: Fokusohen te problemet jo te arritjet e qeverisë

Edi Rama në Elbasan TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në Asamblenë e Partisë Socilaiste në Elbasan për mënyrën si, sipas tij, perceptohet Shqipëria në raport me lirinë e mediave dhe realitetin e zhvillimeve në vend, duke thënë se shpesh ndërkombëtarët bien “pre e narrativave të gabuara”. Ai pranoi se në Shqipëri ka probleme në sektorin e medias, përfshirë çështjet e pronësisë, sigurisë së gazetarëve dhe formalizimit të pagave, por theksoi se realiteti, sipas tij, nuk pasqyrohet gjithmonë drejt. Kryeministri tha se, sipas tij, mediat shpesh fokusohen te problemet dhe jo te arritjet konkrete të qeverisë. Si shembull, ai përmendi sektorin e bujqësisë, duke thënë se rrallë pasqyrohen investimet dhe politikat mbështetëse për fermerët. Rama solli si shembull ndryshimet në skemën e mbështetjes...