Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për median estoneze “Postimees”, ku ka kritikuar strategjinë e Bashkimit Europian në çështjet e jashtme dhe sigurimit të interesave globale. Ai thekson se ishte një gabim që Evropa i la Shteteve të Bashkuara drejtimin e negociatave me Rusinë dhe argumenton se Shqipëria mund të përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE duke hequr dorë nga e drejta e vetos, duke kontribuar kështu në një Evropë më funksionale dhe me vendimmarrje më të shpejtë. Rama shton se, megjithë sfidat e ngadalësisë së proceseve europiane, Shqipëria mbetet e vendosur të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, duke mbështetur një qasje diplomatike dhe praktike në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rreth gjashtë muaj më parë, në një intervistë të dhënë për...