Rama këmbëngul: Nuk ka regjim. Shumicën e kohës televizive e merr opozita
Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një interviste për “Koha Jonë” sot në 13 maj, foli ndër të tjera dhe për median. Rama tha se ka dëgjuar shumë gazetarë apo njerëz publike, që flasin për “regjim”. Sipas tij, në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj regjimi. “Shumë nga gazetarët e vjetër duan regjimin, sepse vetëm kështu mund të kritikojnë ashpër. Janë mësuar kështu se u mësuan me atë, që ishte dikur regjim. Janë rast psikologjik, sepse sot nuk ka asnjë regjim. Të më thuhet mua një gjë që nuk është thënë për dikë që është në pushtet. Thuhen gjëra të qëna dhe të paqëna”, tha Rama. Më tej, përsëriti se shumicën e kohës televizive e merr opozita. Sipas kryeministrit, kush kap mediat, bie nga pushteti keq. “Në...
Burimi:
javanews.al