‘Rama, ke përfunduar, pastro zyrën e ik!’/ Pensionisti – Ramës: E shkatërrove vendin dhe popullin

‘Rama, ke përfunduar, pastro zyrën e ik!’/ Pensionisti – Ramës: E shkatërrove vendin dhe popullin

 Në ditën e 57-të të protestës para Kryeministrisë, një pensionist ka mbajtur fjalën e tij duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, qeveria ka humbur lidhjen me qytetarët dhe se shqiptarët kërkojnë ndryshim. Nga foltorja e protestës, ai i bëri thirrje Ramës të largohet nga pushteti, ndërsa kritikoi edhe ndërhyrjen e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit. Sipas tij, institucionet shtetërore i përkasin qytetarëve dhe jo një grupi njerëzish që mbajnë pushtetin. Pensionisti: Të dashur vëllezër shqiptarë! O mos t'ju mbesë hatri se na kaloi rinia, do vijë rinia e tanishme e do na nxjerrë faqebardhë. Unë do të them dy fjalë për Edi Ramën. Mos harro, zoti Rama! Zoti Rama... Jo zoti! O shoku, shoku Rama! O Rama... O Rama!...