Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shqetësojnë protestat kundër tij që po zhvillohen prej më shumë se një jave para Kryeministrisë dhe në qytete të tjera të vendit. “Kam njohur kohën kur ishte e vështirë të protestojë, kam njohur edhe shijen e gjakut. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por më pak se 10 vite më parë, ose më saktë në 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese që iu drejtuan atyre pikërisht nga kjo ndërtesë”, tha Rama në një konferencë për gazetarët e vendeve të Bashkimit Europian. “Kështu që për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori, vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit mund të protestojnë pa asnjë problem. Edhe pse mund të duket gjëja...