‘Rama ka përqendruar pushtetin në duart e tij’/ Muçollari: Qeveria nuk po qeveris, por po krijon artificë për të mbajtur pushtetin
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, deklaroi në një intervistë për Syri TV se qeveria ka ndjekur një model të centralizimit të pushtetit në duart e kryeministrit Edi Rama. Sipas Muçollarit, reforma territoriale ka dështuar, pasi nuk ka përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe ka rritur kostot administrative. Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një ndarje të re administrativo-territoriale me fokus te shërbimet dhe investimet. Muçollari kritikoi edhe mënyrën e trajtimit të marrëveshjeve strategjike nga qeveria, duke u shprehur se opozita është përjashtuar nga procesi i konsultimit. Më tej, ai tha se qeveria ndodhet në krizë dhe se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Muçollari: Në fakt, është shumë e plotë hapja dhe nëse e shohim të gjithë mentalitetin qeverisës në 13 vjet, pavarësisht krijimit...
Burimi:
syri.net