“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata
Qëndrimi i Sali Berishës ndaj protestës për Zvërnecin dhe investimeve të lidhura me familjen Trump ka ndikuar në heqjen e non gratës. Këtë deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Mentor Nazarko. “Po i jap të drejtë Berishës në një gjë që tha; ne nuk mund të jemi kundër investimit ndërkombëtar. Në nuk e dimë këtë sepse ajo është një protestë e cila është shumë ngjyrëshe. Kur erdhi Trumpi në pushtet, ai e sfidoi gjithë botën, gjithë fuqitë e mëdha duke vendosur tarifa dhe gjithë shtetet europiane u vu në rresht për t’i ofruar diçka Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuptim që Shqipëria t’i ofronte për ta marrë me të mirë Trumpin një investim si ky. Kjo ka...
Burimi:
javanews.al