“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trumt

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trumt

Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën përshëndetjet e amerikanëve që i shohin si luftëtarë të guximshëm kundër Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmisë së “1 për qindëshit” më të pasur. Protestat u nxitën nga zemërimi publik pas sjelljes së dhunshme të rojeve private të sigurisë në vendin ku planifikohet një zhvillim bregdetar, i financuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe investitorë nga Gjiri Persik, me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 4 miliardë dollarësh. Për të majtën amerikane, shqiptarët po i rezistojnë korrupsionit të familjes Trump dhe atyre që ata i quajnë miliarderë grabitqarë. Teoricienët e konspiracionit të së djathtës kanë përqafuar një teori tjetër: ata e shohin kundërshtimin ndaj Izraelit dhe planeve...