‘Rama jepe dorëheqjen’/ Shqiptarët në revoltë! Sot protesta e 20-të para Kryeministrisë
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen këtë të enjte në Tiranë në protestën e 20-të të organizuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e konsiderojnë këtë tubim si një shprehje të pakënaqësisë qytetare ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit. Tubimi do të nisë në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit do të marshojnë në mënyrë paqësore drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa kryesore e protestës. Pritet që qytetarë nga Tirana dhe nga qytete të tjera të vendit t’i bashkohen kësaj thirrjeje qytetare. Protestuesit kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të protestës në mënyrë të qetë, paqësore dhe demokratike. Kjo protestë vjen...
Burimi:
syri.net