‘Rama jepe dorëheqjen’/ Qytetarët e Korçës sërish në protestë në mbështetje të revoltës në Tiranë

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Qytetarët e Korçës sërish në protestë në mbështetje të revoltës në Tiranë

Dhjetëra qytetarë të Korçës dolën sërish në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen e tyre për rezistencën qytetare që po zhvillohet në Tiranë dhe që ka hyrë në ditën e 51-të radhazi. Protestuesit mblidhen në pedonalen e qytetit, ndërsa përsëritën thirrjet për largimin e qeverisë. Qytetarët theksojnë se do të vijojnë mobilizimin në solidaritet me protestuesit në kryeqytet.