‘Rama jepe dorëheqjen’, protestuesit thirrje para godinës së Kuvendit: Më 23 korrik seanca e fundit, të gjithë prezent!
Protestuesit që po zhvillojnë marshimin në Tiranë kanë ndaluar para godinës së Parlamentit, ku kanë hedhur thirrje kundër institucioneve dhe mazhorancës. “Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë ndalesës së tyre para Kuvendit. Pjesëmarrësit në protestë shprehen se prej 42 ditësh po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit. Njëri prej aktivistëve, Visuar Dalipi tha se në datë 23 korrik është seanca e fundit plenare dhe i bëri thirrje gjithë protestuesve të jenë prezent aty para parlament për një protestë tjetër para parlamentit. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë marshimin dhe aksionin e tyre qytetar, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre...
Burimi:
sot.com.al