Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” një video të shoqëruar me mbishkrimin: “Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash…”. Në videon e publikuar shfaqet gazetari Shpend Gashi, i cili shihet duke bërë thirrje nga protesta për rrëzimin e Ramës. Po ashtu, materiali i bashkëngjitur përfshin edhe momente nga një emision i tij, ku i ftuar është ish-kryeministri Sali Berisha, të cilit i thuren lavde gjatë intervistës.