Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…
Kreu i qeverisë shqiptare ia ka besuar ‘rilindjen’ e verës shqiptare enologut të famshëm italian, Riccardo Cotarella i cili si konsulent do të drejtojë projektin kombëtar për transformimin e vreshtarisë në vendin tonë. Cotarella mban postin e presidentit te Federatës Botërore të Verës. Lajmi është publikuar në gazetën “Corriere Della Sera ku thuhet se synimi është që verërat shqiptare të futen fuqishëm në tregjet ndërkombëtare. Vetë Cotarella ka deklaruar se Shqipëria ka territore me potencial të jashtëzakonshëm për prodhimin e verës, të afta të nxjerrin verëra me personalitet dhe autenticitet të lartë. “Me Cotarellën dhe një grup të shkëlqyer entuziastësh dhe profesionistësh, do të shkojmë në tre drejtime: së pari, do të hartëzojmë dhe mbrojmë zonat e kultivimit të verës dhe varietetet vendase të rrushit;...
Burimi:
javanews.al