Rama: Diaspora nuk është më histori largimi, por forcë e shtuar e zhvillimit të Shqipërisë

Rama: Diaspora nuk është më histori largimi, por forcë e shtuar e zhvillimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar në podkastin “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, u ndal tek Samiti i IV i Diasporës, i zhvilluar më 13–15 prill, duke e cilësuar si një moment që konfirmon ndryshimin e raportit mes Shqipërisë dhe diasporës. Ai theksoi se ky samit tregoi qartë se diaspora shqiptare sot ka një rol të ri dhe shumë më të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. “Samiti i IV i Diasporës konfirmoi një ndryshim të qartë në raportin e Shqipërisë me diasporën dhe vetë pozicionin e Shqipërisë në sytë e diasporës,” tha Rama, duke kujtuar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e fundit ishte një dëshmi e mbështetjes masive për transformimet që ka pësuar vendi. Ai shtoi se diaspora nuk është më thjesht një histori...