“Rama ‘dekoroi’ Jurgis Çyrben e lidhur me krimin”, Berisha akuza të forta: Ish-deputeti i PS informonte…

“Rama ‘dekoroi’ Jurgis Çyrben e lidhur me krimin”, Berisha akuza të forta: Ish-deputeti i PS informonte…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për “dekorimin” e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Duke iu pyetur përgjigjes së një qytetari gjatë komunikimit online në rrjetet sociale, Berisha tha se Çyrbja ishte shpallur “fisnik” i Partisë Socialiste, ndërsa e akuzoi se kishte shërbyer si informator për Altin Hajri. “Po në Durrës u shpall fisnik i PS Jurgis Çyrbja, ish- deputeti socialist që shërbente si informator i Altin Hajrit, vrasësit që ndau në copa trupin e Jan Prengës në lokalin e tij. Çyrbja e informonte për çdo lëvizje të policisë. Rama ditën që mbante fjalimin në Bruksel, i dorëzon pallaskën me Blendi Klosin në qafë”, tha ai.