“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të kryer ndryshime në Kushtetutë. Duke iu referuar tre reformave, asaj territoriale-administrative, zgjedhore dhe reformës kushtetuese, Alibeaj vuri në dukje se Rama dhe Berisha duket se tashmë kanë gjetur dakordësinë për këto tre reforma të mëdha. “Dyshoj shumë për të mos thënë që e kam bindje. Sot që flasim jemi pothuajse 1 vit pas zgjedhjeve të 11 majit të vitit të kaluar, të thëna me të madhe nga ana e Sali Berishës; U vodhën, u blenë, s’kishte proces, Edi Rama armiku i demokracisë, grup i strukturuar kriminal kundër demokracisë. Pa ka kaluar...