Rama batuta: Ëndrra ime është të finalizojmë projektin me AI dhe t’ia shesim Gjermanisë

Rama batuta: Ëndrra ime është të finalizojmë projektin me AI dhe t’ia shesim Gjermanisë

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, ku mbajti edhe një fjalë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë. Duke folur për Inteligjencën artificiale dhe për fuqinë e saj, Rama u ndal te digjitalizimi që i është bërë disa institucioneve në vend dhe gjithë transformimin dhe ndihmën që kanë sjellë për qytetarët. Rama tha se digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale e inkorporuar edhe në nivel qeveria, shmang ryshfetet e për rrjedhojë ul korrupsionin. “Rezulton se është jashtë mase e vështirë që t’i japësh ryshfet një serveri. Ndërkohë që e nisëm këtë rrugëtim, një tjetër pyetje u ngrit.. pse jo inteligjenca të mos bëhej pjesë e...