Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht tubimit
Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj Iranit, duke deklaruar se ky shtet është i përfshirë në protestat për Zvërnecin. Përmes një statusi në rrjetin social X, ai ka replikuar me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane, i cili më herët kundërshtoi pretendimet e Ramës se Teherani është i përfshirë. “Ja edhe qeveria e Ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!”, shkruan Rama. Në reagim, kreu i qeverisë thekson se marrëdhëniet me Iranit janë të ndërprera kësisoj Shqipëria nuk mund të marrë leksione nga një vend që ka sulmuar vazhdimisht. “Sa i përket sovranitetit, Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një qeveri, operativët...
Burimi:
vizionplus.tv