“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për mediat sot në 25 gusht. E nisi fjalën me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mbledhjeve të tij qeveritare në Kuç e në Pogradec. Kryedemokrati nënvizoi se Rama nuk ka legjitimitet dhe se duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. “Java që kaloi u mbyll me shelegët e Kuçit dhe koranin e Pogradecit. Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur. Në një kohë kur prej mbi 3 muajve protestohet në rrugët e Tiranës kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeveri armike në qëndrimet e saj ndaj qytetarëve, Edi Rama ka zgjedhur ahengjet qeveritare. Duhet ta mësoni ju se, Kuçi ka shumë gjëra për të cilat është i njohur, por edhe për shelegët dhe gatimin e...
Burimi:
javanews.al