Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve drejt Shqipërisë kërkon zgjerimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aviacionit civil në vend. Duke folur gjatë ceremonisë së inaugurimit të linjës së parë direkte Tiranë-Toronto, Rama u ndal te projektet aeroportuale në vend, duke garantuar se aeroporti i Vlorës do të hapet pavarësisht problemeve të brendshme të kompanisë ndërtuese, ndërsa bëri të ditur se qeveria po përgatitet edhe për hapjen e garës për aeroportin turistik të Gjirokastrës. “Projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjithë janë të informuar për disa vonesa...
Burimi:
javanews.al