Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?
Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar publikisht gjendjen e Ilir Meta, duke u shprehur se është ndjerë i tronditur nga një foto e fundit e tij. I ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH, Gjoni tha se Meta duket i stresuar dhe i goditur nga situata që po kalon. Sipas tij, nuk është e nevojshme që Meta – apo çdo përfaqësues tjetër që nuk paraqet rrezik për hetimet, të mbahet në kushte të tilla si kafazi, sidomos kur hetimet kanë përfunduar. Ai shtoi se kjo gjendje reflektohet edhe në pamjen e tij fizike, duke shprehur keqardhje për situatën. “Unë jam shokuar kur kam parë foton e Metës dhe personalisht ndjejë keqardhje që e shoh në këtë fazë dhe në këtë gjendje. Duket që është...
Burimi:
javanews.al