Qytetarja shpërthen ndaj policit: Do rri këtu…Tirana nuk është e Edi Ramës, as e juaja…
Bllokimi i kalimit të qytetarëve protestues në bulevard, ka sjellë dhe agravimin e situatës. “Unë do rri këtu, jam e lirë. Tirana nuk është e Edi Ramës, nuk është e juaja, është e imja...është e popullit... Nuk është e juaja, as e Edi Ramës. Tirana është e popullit, rrimë ku të duam”. Kështu i është drejtuar një qytetare në protestën e opozitës një efektivi të policisë, i cili pengon kalimin e tyre në bulevard. “O gangsterr me unioformë...Shqiptar je dhe ti... O gangsterr me uniformë. Ke uniformën sot, po nesër ku do të shkosh?”, shprehet një tjetër qytetare në protestë.
Burimi:
syri.net