“Qytetarëve u helmohet shëndeti, nga ajri i qelbur”/ Vasili ‘shpërthen’ ashpër: Qeveria kërkon të shesë IBAR-in…
Nga Petrit Vasili Boll komentuat IBAR-in, ndërkohë mijëra qytetarëve u helmohet shëndeti nga ajri i qelbur!Qytetarët dëgjojnë mijëra komente për IBAR-in dhe gjë a gjëzë nëse u miratua apo nuk u miratua IBAR-i. Miq, mijëra njerëz, që nga më të miturit e deri te moshuarit, thithin ajër të ndotur me lloj lëndësh toksike dhe pluhura. Sipas të dhënave të fundit nga platforma globale e monitorimit IQAir, Tirana mbytet nga grimcat PM2.5, PM10 dhe dioksidi i azotit. Ka edhe mjaft toksikantë të tjerë, që nuk identifikohen, që të kombinuar me zhurmat e tmerrshme dhe trafikun e frikshëm përbëjnë një përzierje super negative faktorësh, armiq të jetës dhe shëndetit. Kjo shpjegon edhe pse mijëra qytetarë shkojnë në klinika e spitale dhe diagnostikohen krejt papritmas me sëmundje shumë...
Burimi:
sot.com.al