“Qytetarët i kthyen shpinën propagandës”/ Protesta mbarëkombëtare, gazetari: Sfidohet narrativa e Edi Ramës

“Qytetarët i kthyen shpinën propagandës”/ Protesta mbarëkombëtare, gazetari: Sfidohet narrativa e Edi Ramës

Në një analizë të drejtpërdrejtë në studion televizive, gazetari Andi Tela ka deklaruar se protesta e ditëve të fundit ka kaluar çdo pritshmëri fillestare dhe është shndërruar në një reagim masiv qytetar, shumë më i gjerë se çështja konkrete e Zvërneci. Sipas Telës, ndonëse në fillim protesta kishte një fokus të qartë ndaj projektit në Zvërnec, me kalimin e ditëve ajo është ‘sfumuar në kuptimin tematik’, duke u shndërruar në një platformë ku, sipas tij, qytetarët artikulojnë një sërë pakënaqësish të akumuluara në realitetin shqiptar. Ai theksoi se pjesëmarrja e gjerë nuk është thjesht numerike, por shoqërohet me një sjellje qytetare të pazakontë për standardet e protestave të mëparshme në Shqipëri. Sipas tij, gjatë 11 ditëve të protestës nuk janë shënuar incidente të rënda, përveç...