QSUT në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze, shëndetësia në kolaps
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se situata në qendrën e konsultave në QSUT mbetet problematike dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet. Ajo theksoi se qytetarët e sëmurë detyrohen të presin për orë të tëra në kushte të papërshtatshme, pa ujë dhe në ambiente të pamjaftueshme, duke përballuar vështirësi të mëdha sidomos gjatë temperaturave të larta. Xhixho ngriti shqetësimin edhe për mungesën e standardeve të pritjes, duke e krahasuar situatën me institucionet 'moderne' si portet dhe aeroportet. Sipas saj, kjo gjendje rëndon si pacientët, ashtu edhe mjekët që punojnë nën presion dhe në kushte jo optimale, ndërsa theksoi se vonesa në ndërhyrje vetëm sa shton vuajtjen e qytetarëve. Postimi: Sot jam në qendrën e konsultave në...
Burimi:
syri.net