Qori për protestën: Kjo është ora e së vërtetës, dallëndyshet duan të shpëtojnë nga minjtë

Qori për protestën: Kjo është ora e së vërtetës, dallëndyshet duan të shpëtojnë nga minjtë

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori deklaroi se qytetarët shqiptarë kanë treguar një nivel të lartë emancipimi me protestën paqësore, ndërkohë që tha se pushteti po përgjigjet me dhunë, gjuhë agresive dhe banale, por shtoi se tashmë e vërteta ka dalë dhe nuk mund të manipulohet më. “Ta nisim nga protesta e sotme. Ishte thelbi i gjithçkaje ka ndodhur në dy muaj protestë. Ata që e kanë vjedhur vendin, nga spitalet në jetimore, u përballën me mllefin e qytetarëve, veza është forma më e qytetëruar e protestës. Nëse në një vend tjetër të botës do të kishte kaq shumë mllef, të siguroj se nuk do hidheshin vezë, por gurë dhe shkopinj. Kjo tregon një nivel të lartë emancimi të Shqipërisë. Ata që kanë pushtetin, çfarë...