Qeveritarët të lidhur me mafian e Arubës, SPAK zbardh skemën e grupit kriminal, ja si trafikonin drogë dhe pastronin…

Qeveritarët të lidhur me mafian e Arubës, SPAK zbardh skemën e grupit kriminal, ja si trafikonin drogë dhe pastronin…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të strukturuar kriminale ku përfshihen trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe falsifikime masive me pronat në bregdet dhe në kryeqytet, të lidhura me projekte ndërtimi dhe zhvillimi. Hetimet hedhin dritë mbi një bashkëpunim mes grupeve kriminale, biznesit dhe, sipas dosjeve hetimore, edhe politikanëve. Detajet nga dosja Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019 një grup burrash nga Shqipëria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin. Nën diellin e Antileve Holandeze, mijëra kilometra larg Tiranës, ata po diskutonin marrëveshje biznesi të ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistikën e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, transaksionet me tokat në kryeqytet dhe bregdet si dhe...