Qeveria propozon ndryshime në 3 ligje financiare, Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshime në tre ligje që lidhen me sistemin financiar, ligjin për sistemin e pagesave, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë. Sipas Malajt, ndryshimet synojnë modernizimin e sistemit financiar dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian, në kuadër edhe të negociatave për kapitullin që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave kemi propozuar disa ndryshime në tre ligje të cilat lidhen me sistemin financiar në Shqipëri. Konkretisht kemi propozuar ndryshime për ligjin e sistemit të pagesave, kemi propozuar ndryshime për ligjin e shërbimit të pagesave si dhe disa ndryshime në ligjin për bankat në...
Burimi:
javanews.al