Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave: Në fokus të mbështetjes do të jenë shtresat vulnerabël

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave: Në fokus të mbështetjes do të jenë shtresat vulnerabël

Pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike janë dy grupet që mund të ndihmohen nga qeveria me masa mbështetëse financiare, nëse rritja e çmimeve përshkallëzohet.  “Nga ana e qeverisë, jemi duke e monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën, si do të reagojë tregu për rritjen e çmimeve. Rekomandimet e BB dhe të FMN janë të tilla që reagimet e qeverive duhet të orientohen si fillim drejt grupeve vulnerablë, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Çdo masë që do të marrim për të ndërhyrë në treg, do të jetë e rakorduar me partnerët tanë. Akti normativ do të jetë në diskutim në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Në momentin që do të përgatisim aktin normativ, do të mbajmë në konsideratë edhe efektet e krizës,...