“Qeveria po fshin identitetin”/Kundër kullës te Pallati i Kongreseve Xhixho: Rama e trajton Shqipërinë si pronë private

“Qeveria po fshin identitetin”/Kundër kullës te Pallati i Kongreseve Xhixho: Rama e trajton Shqipërinë si pronë private

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, i është kundërvënë sot projektit për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, që parashikon edhe ndërtimin e një kulle deri në 255 metra të lartë. Në një reagim publik, Xhixho akuzon qeverinë se po fshin identitetin dhe historinë e Tiranës, duke e krahasuar ndërhyrjen te Pallati i Kongreseve me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe transformimin e stadiumit “Qemal Stafa”. Ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se po e trajton Tiranën dhe Shqipërinë si pronë private, duke marrë vendime pa transparencë dhe pa konsultim publik. “Qeveria po fshin identitetin dhe historinë e Tiranës. Pas Teatrit Kombëtar e stadiumit “Qemal Stafa”, radhën e ka Pallati i Kongreseve. Një kullë deri në 255 metra lartësi, synon t’i bashkëngjitet një prej godinave simbol të...