“Qeveria nuk po mban qëndrime politike, më shqetëson”/ Braçe kundër ‘Diellës’: Nuk e jap votën për ministra me AI
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe tha në një intervistë televizive se fakti që ministrat nuk mbajnë qëndrime politike në Parlament për çështje të ndryshme, siç është ajo e naftës, është shqetësues. Sipas tij, qeveria nuk mund të sillet si teknike kur është politike, ashtu siç është edhe partia mbi të cilën është ngritur kjo qeveri. I pyetur nëse mund të shkohet drejt ministrave teknologjikë si Diella, Braçe tha se nuk do të japë asnjë votë për të zëvendësuar ministrat me IA. “Ajo që më shqetëson është se qeveria nuk po mban qëndrime politike. Patëm një debat për naftën dhe jam habitur që ministrat nuk mbanin një qëndrim të qartë politik për atë çështje. Ky refuzim i ministrave më bën habi, sepse nuk duhet të...
Burimi:
sot.com.al