Qeveria miraton vendimin, Shqipëria hap ambasadë në Republikën e Irlandës
Shqipëria do të rikthejë përfaqësinë e saj diplomatike në Irlandë. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, një ambasadë e cila kishte qenë e mbyllur prej vitesh. Vendimi është marrë me propozim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe parashikon rikthimin e ambasadës shqiptare në kryeqytetin irlandez, me synim forcimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe konsullore mes dy vendeve. Në vendimin e qeverisë thuhet se shpenzimet për hapjen dhe funksionimin e ambasadës do të përballohen nga buxheti i vitit 2026, përmes programit “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe fondeve të parashikuara për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është ngarkuar me zbatimin e vendimit, i cili do...
Burimi:
sot.com.al