Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë shqiptarë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë shqiptarë

Vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Sllovenia, sipas një marrëveshjeje të re. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera. “Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim për sigurimet shoqërore me Slloveninë, e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Janë 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar. Kjo është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe pagesave që çdo individ mund të marrë si pagesë për kryerjen e disa viteve të punës në Shqipëri dhe në në vend tjetër”, tha Ibrahimaj. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me...