Qeveria kujtohet për programin ‘Pas shkolle’, riciklon premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit

Qeveria kujtohet për programin ‘Pas shkolle’, riciklon premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit

Nëse programi “Pas shkolle” i cili synon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollat publike dhe ofrimin e ushqimit, do të zbatohet për të gjithë sistemin 9-vjeçar në Shqipëri (nga klasat e para deri në klasat e 9) sipas llogaritjeve të Ministrisë së Arsimit, nevojitet të përballohet një kosto financiare prej 19.4 mld lekë në vit apo rreth 203 mln euro në vit. Nëse programi do të zbatohet i plotë, Ministria e Arsimit llogarit dhënien e ushqimit për 222 mijë nxënës me një kosto ditore prej 500 lekë, për 175 ditë në vit (ditë mësimore për ushqim). Por nga ana tjetër Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje me të ulëta, nëse ushqimi do të ofrohet për 10, 20% të nxënësve që vlerësohet si skenari...