Qeveria kompeson transportin publik, Karakaçi: 50 lekë për litër karburant për përballimin e kostove
Qeveria do të kompensojë transportin publik me 50 lekë për litër karburanti. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i infrastrukturës Enea Karakaçi, bëri me dije se kjo masë subvencionuese do të nisë që nga muaji mars, periudhë kur nisi kriza e hidrokarbureve. “Në mbledhjen e qeverisë kaluam disa akte, por ajo që do ndalem është një akt i rëndësishëm i marrë në kuadër të masave subvencionuese që qeveria shqiptare ka marrë në kohën e krizës së hidrokarbureve. Bëhet fjalë për masën e subvencionimit për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rreth qytetas. Para një muaji u ulëm me shoqatat e transportit dhe kemi dëgjuar shqetësimet e tyre. Në atë kohë dhamë fjalën që do kishim një masë subvencionuese siç kishim edhe në 2022....
Burimi:
vizionplus.tv