“Qetësia nuk i bën mirë PD-së”, Kuçana komenton votimin për kreun e partisë: Opozita ka nevojë për një ekip të fortë

“Qetësia nuk i bën mirë PD-së”, Kuçana komenton votimin për kreun e partisë: Opozita ka nevojë për një ekip të fortë

E ftuar në emisionin Review me Greta Topjanën, Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u ndal te zgjedhjet e zhvilluara këtë të shtunë nga anëtarësia e PD-së për kreun e partisë, ku kandidat i vetëm ishte kryetari aktual Sali Berisha. Kuçana vlerësoi se pjesëmarrja dhe zhurma për votimin anë tregues pozitivë. Ajo shtoi se “nuk do të ishte mirë të ishte shumë e qetë situata në Partinë Demokratike”, duke argumentuar se kjo tregon gjallëri dhe angazhim brenda strukturave të saj. Duke folur për rezultatin, ajo u shpreh se e ka mbështetur Sali Berisha që në nismën e “Foltores”, duke e konsideruar si figurën që “shpëtoi pluralizmin politik” dhe që mbajti të bashkuar Partinë Demokratike. Ajo theksoi se sfida e radhës për PD-në...