Qershori i protestave, Gonxhja: Muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!
Protestat para kryeministrisë që vijojnë prej një muaji kanë pasur ndikim në turizëm, tha ministri Blendi Gonxhja në Report Tv. Ai bëri thirrje që ngjarje si koncerti i Kanye West kanë rëndësi për motorin ekonomik të vendit. “Qershori i sivjetshëm nga qershori i vjetshëm është me rritje vetëm 1 e pak përqind. Prandaj kemi thënë kujdes. Jemi në muajin më të keq këtë vit ndërkohë që filluam nga pak përqind dhe shkuam në nivelin më të lartë në maj, kemi rënie të menjëhershme në qershor. Ky event, kjo ngjarje është më së pari turizëm”, tha Gonxhja.
Burimi:
javanews.al