Qarku i Gjirokastrës në antireformën territoriale të Ramës

Qarku i Gjirokastrës në antireformën territoriale të Ramës

Nga Tritan Shehu/ Kjo nuk është reformë. Është një antireformë, që synon të fshijë me një të rënë të lapsit historinë, identitetin dhe trashëgiminë e trevave tona. Është filozofia e njohur e Ramës: “Bota fillon me mua.” Asnjë respekt për shekujt e historisë, për traditat, për kontributet e brezave dhe as për nevojat e qytetarëve. Libohova duhet të humbasë si njësi, sikur të mos kishte histori, identitet dhe vlera. Memaliaj e Tepelena futen në të njëjtin “thes”, duke shpërfillur karakterin dhe kontributin e veçantë të secilës trevë. Përmeti dhe Këlcyra përzihen në një ndarje artificiale, duke zbehur identitetin, traditat dhe trashëgiminë që kanë ndërtuar ndër shekuj. Dropulli i gjuhes e tradites shqiptare e greke, trajtohet si nje “monedhe” shkembimi. Kjo nuk është reformë për qytetarët....