“Pushtet që fryhet, zmadhohet, derisa humbet përmasën njerëzore”/ Deputeti Boçi: Një kryeministër që krijon…
Rama ka luajtur gjithnjë me simbolikën për të përcjellë e nxjerrë nga brenda qoftë dhe instinktivisht, projeksionet e së keqes e shëmtuarës, jo së bukurës, jo thjesht si kategori estetike. Skulptura e Ramës e prezantuar në Zvicër, paraqet një trup të përkulur njerëzor të deformuar, të ngarkuar, gati të dërrmuar nga një masë e madhe pa formë, sipër tij. Dhe këtë figurë e krijon vetë ai që mban pushtetin. Kjo skulpturë nuk është thjesht një formë abstrakte. Është një shpërthim i brendshëm e në të mund të lexohet psikologjia e një pushteti që nuk matet më me realitetin, por me fantazinë e vet. Një pushtet që fryhet, zmadhohet, deformohet, derisa humbet përmasën njerëzore. Figura duket sikur mban mbi vete një barrë të çuditshme e gërshetuar...
Burimi:
sot.com.al