Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Deputeti i PS, Erion Braçe ka vendosur ta rikthejë në shtator në Kuvend një propozim që, sipas tij, prej dy vitesh nuk po gjen mbështetje brenda mazhorancës socialiste. Ai kërkon sërish që grave me patologji gjinekologjike të diagnostikuara, si endometrioza dhe adenomioza, t’u njihet me ligj një ditë pushim e paguar, e dhënë vetëm me vlerësim të mjekut. Shkas për reagimin e Braçes është bërë Mali i Zi, i cili u njeh grave dy ditë pushim gjatë ciklit menstrual. Deputeti socialist thotë se Shqipëria ka humbur dy vite pa e diskutuar seriozisht këtë nismë, edhe pse, sipas tij, brenda shumicës i është pranuar se bëhet fjalë për një propozim të drejtë. “Unë kam dy vjet që lutem për një ditë, për të njohur dhe trajtuar...