“Punimet drejt përfundimit, hapësirë e re për turistët”, Rama publikon pamjet e shëtitores së re në Ksamil

“Punimet drejt përfundimit, hapësirë e re për turistët”, Rama publikon pamjet e shëtitores së re në Ksamil

Punimet për shëtitoren e re të Ksamilit janë drejt përfundimit. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë shprehet gjithashtu se kjo është një tjetër hapësirë publike për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë “Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit! Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkroi Rama. Ksamili gjatë viteve të fundit është shndërruar nga një qytezë e vogël bregdetare, në një nga destinacionet turistike më të njohura jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ujërat e kristalta, ishujt karakteristikë, afërsia me Parkun Kombëtar të Butrintit dhe pozicioni strategjik pranë Sarandës dhe Korfuzit kanë bërë që Ksamili të jetë një nga vendet...