Pullat e reja fiskale, Malaj zbulon risitë: Ja si do të ‘gjurmohen’ produktet! Kolapsi i e-Albania? Do merren masat

Pullat e reja fiskale, Malaj zbulon risitë: Ja si do të ‘gjurmohen’ produktet! Kolapsi i e-Albania? Do merren masat

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, komunikoi për mediat vendimet e miratuara në mbldhjen e qeverisë ditën e sotme. Malaj bëri me dije se janë diskutuar disa amendime lidhur me elementët e pullave fiskale. Sipas ministrit Malaj, këto amendime përfshijnë rritjen e elementëve të sigurisë, për të reduktuar mundësinë e falsifikimit, si dhe vendosjen e teknologjisë track and trace, që lejon autoritetet tatimore dhe doganore të ndjekin produktin nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori. Një tjetër risi, sipas ministrit, është bar kodi në pullat fiskale, që mund të skanohet përmes telefonit.  “Propozimet që ne sjellin janë disa risi, së pari rriten elementët e sigurisë që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të vendosim edhe teknologjinë track...