Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, i cili po zhvillohet në Ankara. Samiti ka nisur këtë të martë dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes. Në pritjen dhe darkën zyrtare mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u mirëprit nga Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan. Ceremonia, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortët e liderëve pjesëmarrës, përbën një nga momentet simbolike dhe tradicionale të samiteve të NATO-s, përpara zhvillimit të sesioneve zyrtare të punimeve.
Burimi:
javanews.al