‘Pse Rama nuk e dorëzon Ballukun?’, protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë!

‘Pse Rama nuk e dorëzon Ballukun?’, protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë!

Një qytetar në protestën e 46-të radhazi para Kryeministrisë ka kërkuar reagim nga SPAK dhe i ka bërë thirrje të arrestojë kryeministrin Edi Rama, Belinda Ballukun dhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Protestuesi u ndal te çështja e Belinda Ballukut, duke pyetur pse kryeministri Edi Rama nuk ia dorëzon atë SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e saj. “Pse Edi Rama nuk e dorëzon Belinda Ballukun? Pse nuk e dorëzon? Po qarkullon një video ku thuhet se i ka bërë presion Belinda. Largohu, s’ke turp! Kryeministër i qelbur“, tha protestuesi, ndërsa shtoi se “SPAK-u duhet të reagojë. Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, ta arrestojë në zyrë. Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën, arrestoni Ballukun dhe na shpëtoni nga kthetrat e këtyre”. Qytetari u bëri thirrje edhe ambasadorëve...