“Pse nuk flasin intelektualët?”/ Ish ministrja socialiste: Duhet kurajë dhe integritet moral

“Pse nuk flasin intelektualët?”/ Ish ministrja socialiste: Duhet kurajë dhe integritet moral

Ermelinda Meksi, ish-ministre e Partisë Socialiste dhe eksperte e ekonomisë, ka reaguar mbi rolin e intelektualëve në debatin publik, lidhur me protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te pyetja që, sipas saj, u drejtohet shpesh të ftuarve në intervista: “Pse nuk flasin intelektualët?”. Meksi shprehet se “të flasësh në hapësirën publike kërkon kurajë intelektuale dhe integritet moral”, ndërsa shton se nuk ka hezituar asnjëherë të shprehë publikisht atë që ka besuar se i shërben opinionit publik dhe vendimmarrjes. Sipas saj, problemi nuk është vetëm nëse intelektualët flasin apo jo, por edhe fakti se “sa dëgjohet zëri i tyre dhe sa peshë i jepet mendimit të argumentuar në debatin publik”, duke theksuar se “një shoqëri demokratike ka nevojë jo vetëm për zëra...